Lajmet e fundit

Kafiteritë që diskriminojnë klientët sipas porosisë

Zgjedhja e dy vajzave që të pinin “Fanta” e kishte befasuar kamerierin e një kafiterie “in” në kryeqytet. Veshja me stil e tyre, flokët e rregulluar, mirësjellja… kishin mbetur në hije, kur ua kishte marrë porosinë.

Kishte menduar se po bënin shaka.

“Thashë me vete katunare a?”, ka treguar Liridoni, që punon kamerier në një kafiteri të frekuentuar në qendër të Prishtinës.

“Unë mendova që janë duke u tallur me mua. Ju thashë me shaka a po doni ‘exotic’ a ‘shokanta’?”

Vendosmëria e tyre që të zgjidhnin “exotic” e kishte befasuar edhe me tepër. Me atë shije, në sy të Liridonit ato ishin dukur tamam “katunare”.

Nuk është vetëm “Fanta” që kamerierëve e menaxherëve në shumë kafiteri në Prishtinë ua krijon këtë përshtypje. “Fatin” e njëjtë e kanë edhe konsumuesit e “Sprite”, “Dredhëzës” e “Pjeshkës”

Leave a Reply

Your email address will not be published.