Lajmet e fundit
Kafjalli që ndihmon për humbje të peshës

Kafjalli që ndihmon për humbje të peshës

Shumë herë keni dëgjuar se kafjalli është shujta më  e rëndësishme e ditës, por gjithashtu shumë njerëz nuk dinë se çfarë duhet ngrënë për kafjall. Ekziston një ushqim ideal për kafjall, i cili do t’ju ndihmojë edhe që të humbni peshë.

1) Vezët ndihmojnë në procesin e humbjes së peshës

Një studim nga viti 2008 ka zbuluar se pjesëmarrësit që kanë ngrënë vezë për kafjall në vend të brumërave kanë humbur më shumë kilogramë dhe më shumë centimetra në mes edhe pse kafjalli i secilit grup ka pasur sasinë e njëjtë të kalorive.

 

 

2) Të pasura me proteina

Kafjalli duhet të jetë shujtë me shumë proteina për të mbetur të ngopur deri në drekë. Shumë ekspertë mendojnë se gjatë kafjallit duhet konsumuar së paku 20 gramë proteina për të qenë të ngopur dhe për ta shpejtuar metabolizmin. Një vezë përmban rreth 6 gramë proteina, dhe është zgjedhje e duhur për kafjall.

 

3) Zgjedhje e shëndetshme dhe praktike

Kur keni uri, atëherë zgjedhje e mirë është konsumimi i vezëve të ziera fortë. Ato janë një zamër e shpejtë me pak kalori që do t’ju mbajnë të ngopur deri në shujtën e ardhshme. Një vezë e zier fortë (78 kalori) dhe një mollë (80 kalori) do t’ju mbajnë larg frigoriferit deri në drekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.