Lajmet e fundit

Kaliforni: Konfirmohen 14 të vrarë e 17 të plagosur

Policia ka njoftuar se së paku 14 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur nga të shtënat në masë që kanë ngjarë në një qendër të shërbimeve sociale në Kaliforninë jugore.

Policia tha se tre sulmues të armatosur kanë hyrë në qendrën Inland në qytetin San Bernadino në lindje të Los Angeles në orën 11 të orës në SHBA, të datës 2 dhjetor

Sulmuesit janë raportuar të kenë qenë të armatosur rëndë ndërsa kanë pasur të veshur edhe jelekë anti-plumb.

Pas të shtënave, personat e armatosur janë larguar nga qendra dhe të njëjtit janë ndjekur nga policia.

Forcat e sigurisë i kanë vrarë dy të dyshuar, nga të cilët, një mashkull dhe një femër.

Në qendër ku kanë ndodhur vrasjet policia e ka gjetur një mjet shpërthyes.

Poicia është në ndjekje të personit të tretë ndërsa është duke i kontrolluar shtëpitë e banimit një nga një.

Leave a Reply

Your email address will not be published.