Lajmet e fundit

Kamikazja e parë në Europë ‘bënte jetë laike’

Agjensia e lajmeve AP ka raportuar se Hasna Aitboulahcen, kamikazja e parë në Europë, mendohet se ka bërë një jetë laike dhe se rrallë here ka vizituar xhamitë.

Daily Mail citon vëllaun e saj Youssef, i cili ka thënë se ajo asnjëherë nuk ka pasur interes për fe, nuk e ka lexuar Kuranin dhe se vetëm para një muaji kishte filluar të veshte burka, transmeton Gazeta Blic.

26-vjeçarja e bija e një emigrant marokien, ka qenë nën mbikqyrjen e policisë për shkak se emri i saj ka figuruar në një rast të trafikimit të droges.  Ndërkaq, para se të ndodhte sulmi në Paris, autoritetet kanë përgjuar edhe telefonin e saj.

Fqinjët pranë shtëpisë së nënës së saj, janë shprehur se ajo kishte kaluar një fëmijëri të vështirë dhe shumicën e kohes e ka kaluar në kujdestari.

Leave a Reply

Your email address will not be published.