Ministri i Punëve të Brendshme i Kroacisë, Ranko Ostojiç paralajmëroi sot se nesër, me pranimin e refugjatëve, zyrtarisht fillon punë kampi i ri në qytetin Slavonski Brod.
”Hapja e kampit të ri në Slavonski Brod është vazhdimësi e përmbushjes së marrëveshjes së arritur me zyrtarët e Bashkimit Evropian”, deklaroi Ostojiç.
”Kampi fillimisht do të shërbejë si qendër tranziti për refugjatët, ku nesër pritet të mbërrijë treni i parë nga Tovarniku”, paralajmëroi ministri.
Në Slavonski Brod janë përgatitur tenda, objekte sanitare dhe infermiere, si edhe pako me ushqim dhe pajisje tjera të nevojshme për refugjatët për motin e ftohtë. Kampi do të mund të pranojë më së shumti 5 000 persona.