Lajmet e fundit

Kampionati Evropian i Karatesë: Qiproja heq flamurin e Kosovës, vendos dy të Serbisë

tabel2Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka qenë pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian të Karatesë me gjeneratat U21.
Kosova në kampionatin që u organizua në Qipro nga data 5 deri 7 shkurt, ka garuar me 12 garues, të cilët ishin përzgjedhur nga selektori Ymer Rama.
Ishte vetëm Orges Arifi nga Përfaqësuesja e Kosovës që arriti të fitojë medalje.
20 vjeçari në kategorinë deri në 60kg, zuri vendin e tretë për të fituar medaljen e bronztë.
Edhe pse Kosova që nga 19 janari i vitit 2015 është anëtare e Federatës Evropiane të Karatesë, pjesëmarrja në Qipro, ka pasur sfidat e veta.
Qiproja është njëra nga shtetet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka bërë gjithçka për të penguar dhe kushtëzuar pjesëmarrjen e garuesve kosovarë në Kampionatin Evropian të Karatesë, që mbahej në vendin e tyre.
Një gjë të tillë e pati konfirmuar kryetari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifi, më 4 shkurt (një ditë para fillimit të Kampionatin Evropain), ku pati shkruar se Ministria e Punëve të Jashtme të Qipros po tenton të pengoj dhe kushtëzojë pjesëmarrjen e Kosovës në Kampionatin Evropian, me largimin e “Republikës” dhe pastaj heqjen e simboleve, flamurit dhe himnit.
“Vihet ne pikpyetje pjesemarrja e Kosoves ne Kampionatin Evropian te karatese i cili mbahet ne Limassol te Qipros.
Si duket Ministria e Puneve te Jashtme e Qipros do te tentoj te kushtezoj apo pengoj pjesemarrjen e Kosoves ne Kampionatin Evropian qe do te fillon neser. Po kushtezohemi me heqjen e shkrimit “Republic of ” mandej me heqjen e simboleve /flamurit dhe himnit/.
Jemi kategorik qe marrim pjese vetem si te barabarte me te tjerat shtete.
Sonte apo neser pritet nje vendim nga Federata Evropiane, dhe besojme se nuk do te leshojne pe, dhe nuk do te kushtezohet nga politika”, pati shkruar më shkurt Arifi në llogarinë e tij në Facebook.
Një ditë më vonë (5 shkurt), Arifi përsëri nëpërmjet Facebookut, njoftojë pjesëmarrjen e Kosovës me simbolet e saja në Kampionatin Evropian të Karatesë.
“Megjithate, Kosova merr pjese me simbolet e saja ne Kampionatin Evropian te Karatese qe po mbahet ne Qipro.
Blerand Limoni i 7 ti ne Evrope per kadet, ndersa eliminohen Dren Hajdari, Benjamin Bajrami dhe Albulena Gervalla.
Besim Ilazi dhe Ardian Muhadri ndajne drejtesine me mjaft autoritet dhe pa gabime”, pati shkruar Arifi më 5 shkurt.
Por më gjithë këtë, sipas fotografive që kanë ardhur nga salla ku është zhvilluar ky kampionat, shihet se të renditja e flamujve të vendeve pjesëmarrëse, mungon flamuri i Kosovës, ndërsa janë vendosur dy të Serbisë, në fillim dhe në fund.tabel1

Rreth kësaj, Indeksonline ka kontaktuar me kryetarin e Federatës së Karatesë së Kosovës, Fadil Arifin.
“ Kemi pasur telashe në fillim, është zgjidhur problemi. Karateistët tanë kanë marrë pjesë me simbolet tona. Si në ekrane të semaforëve, si në short por edhe në tastin e marrjes së medaljeve, është ngritur flamuri i Kosovës. Mirëpo kemi pasur telashe, jo nga Federata Evropiane por nga Qeveria e Qipros”, ka thënë Arifi për Indeksonline.orgest arif

Leave a Reply

Your email address will not be published.