Lajmet e fundit
Kanadaja vendos sanksione shtesë kundër Rusisë

Kanadaja vendos sanksione shtesë kundër Rusisë

kanadKanadaja ka vendosur sanksione shtesë kundër Moskës dhe simpatizantëve të saj për konfliktin në Ukrainë.
Sanksionet e reja ekonomike godasin 37 individë rusë dhe ukrainas, ashtu si edhe 17 subjekte ruse dhe ukrainase, përfshirë gjigantin rus të naftës, Rosneft.
Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper, ka thënë se qeveria e tij “mbetet e palëkundur në përkushtimin e saj për të qëndruar me njerëzit e Ukrainës, në kohën e agresionit të vazhdueshëm ushtarak nga regjimi i Putinit, i cili tashmë ka marrë mbi 5,300 jetë njerëzish”.
Ky veprim është bërë në koordinim me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat po ashtu kanë dënuar Rusinë për, siç thonë, mbështetjen ushtarake të separatistëve në lindje të Ukrainës.
Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se “rezervon të drejtën për të reaguar në përputhje me rrethanat” kundër sanksioneve të Kanadasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.