30 kandidatët për studentë të degës së Farmacisë dhe Stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë janë të vendosur që sot të mos lejojnë futjen në objektin e rektoratit të asnjë punëtori.
Ata, kanë kaluar natën të ulur pranë derës së rektoratit dhe po kërkojnë që të respektohet vendimi i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të datës 6 korrik të këtij viti, ku thuhej se në fakultetin e Stomatologjisë do të pranoheshin 70 studentë, ndërsa në atë të Farmacisë 50.
Por, Por kjo nuk vlejti. Rektori Ramadan Zejnullahu disa ditë pas këtij vendimi, numrin e zbriti në 50 në Stomatologji, ndërsa në 40 në Farmaci.
Kështu, 30 studentë mbetën jashtë regjistrimit, e tani po kërkojnë nga rektori zbatimin e vendimit të MAShT-it.
KosovaPress, ka qëndruar në orët e mbrëmjes në oborrin e rektoratit, ku edhe ka marrë reagimet e kandidatëve për studentë. E po ashtu po qëndron edhe sot për të parë nga afër rrjedhjen e kësaj ngjarje.