Lajmet e fundit

Kanos gruan, vajzën dhe dhëndrin, arrestohet

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti në prezencë të policisë ka kanosur gruan, vajzën dhe dhëndrin.

I dyshuari pas intervistës me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse, në Podujevë ka njoftuar Policinë se djali i tij me probleme shëndetësore-mendore, e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

Te viktima nuk janë vërejtur lëndime të dukshme trupore dhe e njëjta ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të Prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.