Lajmet e fundit

Kanosi me armë për motive pronësie, arrestohet autori

Një i ri nga Fieri u denoncuan në Komisariatin Dixhital pasi kanosi me armë një shtetas për motive pronësie.

Pas denoncimit në Komisariatin Dixhital policia arrestoi në flagrancë shtetasin Tomorr Hoxha, banues në lagjen “Mustafa Matohiti”, Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 09.10.2015, ora 09:40, për motive të dobëta u konfliktua fizikisht në fshatin Maglliç me shtetasin E.H, 23 vjeç, banues në fshatin Maglliç. Hoxha raportohet se i theu dhe xhamin e parë të mjetit të tij tip “Lancia” me targa AA 140 IB, si dhe e kanosi me një armë zjarri pistoletë.

Këtë ngjarje shtetasi E.H e ka denoncuar te Komisariati Dixhital.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Fier për veprat penale “Kanosje”,”Shkatërrim i pronës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga Neni 84,150,278 i Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.