Rreth 100 pjesëmarrës të protestës janë arrestuar në Paris në prag të konferencës së nesërme të OKB-së për ndryshimet klimatike. Protesta ka shpërthyer në dhunë, duke detyruar policinë të ndërhyjë.
Demonstruesit kanë shpalosur transparente me thirrjet për mbrojtjen e klimës dhe demokracisë, raporton Reuters,
Shefi i policisë, Michel Kado ka thënë se policia i ka identifikuar rreth 200 deri në 300 njerëz që e kanë shkelur ndalesën e mbajtjes së protestës të vendosur për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor, ku vranë 130 njerë
z