Lajmet e fundit

Kapen 15.5 kg marijuanë në Vlorë, pranga poseduesit

Policia e Vlorës ka sekuestruar 15.5 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe ka arrestuar në flagrancë poseduesin e lëndës narkotike të quajtur Jorgo Poçi, 22 vjeç, banues në fshatin Mekat, Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një sasie lënde narkotike prej 15 kg e 500 gr, të llojit kanabis.

Lënda narkotike e formës gjethe dhe boçe, ishte fshehur në banesën e këtij shtetasi, e ndarë në 3 thasë (prej plastmasi dhe thurje).

Leave a Reply

Your email address will not be published.