Njësit e Doganës e Kosovës ka kapur afro 20 mijë pako me vlerë të 30 mijë euro e cila kishte arritur të kontrabandohej nga Maqedonia.
Operacioni për kapjen e duhanit zgjati për afër dy ditë ku fillimisht u arrit të kapet sasia e duhanit dhe pastaj të bëhet edhe arrestimi i pronarit të këtyre produkteve i cili sot me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Furgoni i cili transportonte mallrat kontrabandë udhëtonte në magjistralen Gjilan – Prishtinë dhe njëkohësisht ishte duke u përcjellë nga vetura të tjera të kontrabandisteve”
” Njësitet e doganës kanë ndaluar furgonin, por gjatë këtij procesit janë sulmuar nga një veturë e cila ishte në përcjellje të tij. Kjo veturë goditi disa herë automjetet e doganës. Pas sulmit ndaj oficerëve doganor vetura e cila ishte në përcjellje arriti të largohet përkohësisht, mirëpo oficerët doganor nuk ndërmorën masa, bazuar në vleresimin e situates dhe rrezikut dhe për faktin që në atë veturë gjendej edhe një fëmijë i moshës 10 vjeçare
” Pas ikjes së automjetit dogana dhe policia e Kosovës janë angazhuar në kapjen e të dyshuarit” bën të ditur Dogana
Sot i dyshuari është marr në pyetje nga hetuesit doganor dhe është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.