Është konfiskuar në Austri sasia më e madhe e kokainës e kapur viteve të fundit. Tre gjermanë, dy prej të cilëve me prejardhje kosovare dhe një turk në dy automjete kanë pasur njëri gjashtë dhe tjjetri pesë kilogramë kokainë “të kualitetit të lartë”, siç është shprehur policia austriake, shkruan salzburger Nachrichten.
Vlera në treg e kësaj kokaine llogaritet në 800 mijë euro.
Tre të parët janë kapur në një pushimore të autostradës derisa gjashtë kilogramët e drogës po i bënin gati për një blerës të pasur, transmeton albinfo.ch. Por, në fakt “blerësi” ka qenë hetues i maskuar i policisë.
Personat e zënë janë të moshave 25 deri 35 vjeçare dhe disa prej tyre tashmë të njohur për policinë. Ata i janë dorëzuar prokurorisë në Wels, ku të enjten u është caktuar masa e paraburgimit.Sasia e fundit e madhe e kokainës (tetë kilogramë) është kapur në vitin 2008.(Kosova Sot)