Policia holandeze ka gjetur më shumë se një ton kokainë në një depo në Raamsdonksveer, vlera e së cilës është rreth 30 milionë euro. Sipas raportimeve të medieve ndërkombëtare, kokaina ndodhej e fshehur në një dërgesë anijesh e paketuar si dërgesë ananasesh.
Në bazë të një informacioni që Policia kishte marrë ka bastisur deponë, ku edhe gjeti kokainën në çantat që supozohet se do duhej të bartnin ananasë, transmeton KosovaPress.
Në një deklaratë zyrtare, Policia vlerësoi se 1,100 kilogramë kokainë e gjetur kap vlerën nga 25 deri në 30 milionë euro.
Lidhur me rastin Policia ka arrestuar katër të dyshuar në moshë mes 22 dhe 28 vjeç. Sipas Policisë, ata do të sjellen para gjykatës natën e Krishtlindjeve.