Rob Kardashian tashmë shtatë muaj nuk është parë në publik, por pasi dy javë më parë ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Los Anxhelosit për shkak të komës diabetike, familja e tij e ka fajësuar këngëtaren shqiptare Rita Ora për këtë problem.
Raportohet se Rob gjatë vitit të fundit ka shtuar rreth 50 kilogramë dhe për këtë fajësohet pikërisht vuajtja e tij për Ritën.
“Khloe e fajëson veten, por gjithashtu mendon se lidhjet e tij e kanë fajin më të madh, sidomos dështimi i romancës së tij me Rita Orën. Ajo mendon se Rita e ka lënduar aq shumë Robin, pasi ai mendon se ajo e ka shfrytëzuar. Dhe e tërë familja e akuzon këngëtaren për problemet e Robit”, ka deklaruar një mik i familjes Kardashian, shkruan Zëri.
Rob ishte ndarë nga Rita në dhjetor të vitit 2010 dhe ai pas kësaj e kishte akuzuar këngëtaren se e kishte tradhtuar me së paku 20 meshkuj të tjerë.
Në anën tjetër, Rita kishte deklaruar se lidhja e tyre nuk ka qenë e vërtetë, por më shumë ka qenë dashuri platonike. Dhe që nga atëherë, asnjëra prej motrave Kardashian, sidomos Kim, nuk ka dashur të flasë me këngëtaren, duke e akuzuar vazhdimisht se e ka tradhtuar vëllain e tyre.