Lajmet e fundit
Katalonia, partitë pro pavarësisë fitojnë zgjdhjet

Katalonia, partitë pro pavarësisë fitojnë zgjdhjet

Me një pjesëmarrje rekord, Katalonia në zgjedhjet lokale i ka hapur rrugën shpalljes së njëanshme të pavarësisë.

Dy partive separatiste, të cilat kanë bashkuar forcat në këto zgjedhje, pretendojnë të fitojnë shumicën, pasi kjo do t’u lejonte të deklaronin në mënyrë të njëanshme Pavarësinë nga mbretëria e Spanjës brenda 18 muajve. Qeveria e qendrës në Madrid është angazhuar se do të bllokojë në gjykatë të tilla lëvizje, transmeton Gazeta Blic.
Partite pro pavarësisë kanë shumicën absolute, duke fituar kështu 74-79 vende në parlament.
Rajoni i Katalunjës, në verilindje të Spanjës, është ndër më të pasurit e vendit të gadishullit Iberik. Madje, qeveria e qendrës së djathtë në Madrid i ka përshkruar planet e veçimit si të “pakuptimta”, pasi humbja e Katalunjës do të kishte ndikim në të gjithë Spanjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.