Lionel Messi do të operohet gjatë ditës së martë
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, mungoi në stërvitjen e fundit të katalunasve. Fillimisht u mendua se klubi i kishte dhënë leje argjentinasit për çështje personale, por duket se këtu qëndron një tjetër problem.
Mediat spanjolle janë duke raportuar se ylli argjentinas ka probleme me veshka dhe se do të operohet gjatë ditës së marte.
E përditshmja SPORT, shkruan se operimi i Messi nuk është serioz dhe se ai do të rikthehet në stërvitje të enjten. Messi duket se do ta humb ndeshjen kthyese ndaj Valencias, që zhvillohet në kuadër të Copa Del Rey. /Express/