Ish- drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi ka dalë me një qëndrim konkret se si të tejkalohet kjo situatë në të cilën është future vendi. Ai i ka numëruar katër hapa që duhet të ndërmerren.
Ja cilët janë:
Gjysmë-demokracia e deridjeshme në Kosovë, sot u varros përfundimisht!
Andaj, në pastë presidente ky vend, atëherë ajo menjëherë duhet:
1. Të mos dekretojë asnjërin nga ligjet e miratuara në seancat e fundit nga Kuvendi nën masa të dhunshme.
2. Të shpallë amnisti të përgjithshme dhe të plotë për të gjithë deputetët opozitarë që kanë kryer veprime përtej-ligjore si formë proteste në Kuvend kundër marrëveshjeve të dëmshme.
3. Ta shpërbëjë Kuvendin e Kosovës dhe të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë.
4. Nëse nuk mundet ose nuk guxon ta shpërbëjë Kuvendin dhe të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë duhet të japë dorëheqje, jo për pafuqinë e saj, por për t’i bërë të domosdoshme zgjedhjet e jashtëzakonshme, meqë në rrethana të tilla, presidenti nuk do të mund të zgjidhej nga ky Kuvend dhe zgjedhjet do të bëheshin domosdoshmëri.