Sovran Syla është dënuar me katër vite burg dhe gjobë në vlerë 1000 euro për sulmin ndaj gazetarit të Klan Kosovës, Milot Hasimja.
Ky është dënimi pas reduktimit të tij, me kërkesë të gazetarit Hasimja, pranimit të fajësisë dhe kërkimfaljes nga i pandehuri Syla.
Të mërkurën, i pandehuri, Sovran Syla ka pranuar kryerjen e veprës për të cilën ka thënë se e ka bërë pa kontroll dhe i ka kërkuar falje gazetarit Hasimja, njofton Klan Kosova.
Në po të njëjtën seancë i dëmtuari Hasimja ka kërkuar nga gjykata që me rastin e marrjes së vendimit të merren parasysh rrethanat lehtësuese, për shkak të gjendjes emocionale të të akuzuarit.