Lajmet e fundit

Katër vjet nuk shkoi në punë por rrogën e morri rregullisht

​Shërbyesit Civil në Qeverinë e Kosovës dhe ata të komunave të Kosovës vazhdojnë të mos e respektojnë orarin e punës. Kjo për shkak se masat ndaj tyre nuk janë të rrepta. Rastet më të veçanta kanë ndodhur në Komunën e Prishtinës, ku një shërbyes civil nuk shkoi në punë katër vite por rrogën e morri rregullisht.
Njëjtë sikurse ky, po në të njëjtën komunë veproi edhe një person tjetër, i cili nuk shkoi në punë një vit por që rrogën e morri çdo muaj. Kështu thonë drejtuesit e organizatës Iniciativa për Progres, organizatë kjo e cila mbikëqyrë punën e Komunës së Prishtinës, INPO.

Mosrespektimi i orarit institucional është bërë problem nëpër gjitha Komunat e Kosovës por ka raste që janë evidentuar edhe në Qeverinë e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi tha se nuk ka shkelje të mëdha por aty ku ka shkelje jepen vërejte edhe pse masat e ndëshkimit nuk janë të rrepta.

Kurse, udhëheqësi i divizionit me Publikun në MAP, Zeqir Bekolli, tha se orari është duke u respektuar. Ai tha se ka blic hyrje dhe dalje në këtë ministri, por që të gjitha këto janë nën kontroll dhe me leje të eprorëve.

Edhe Abrashi, ka arsyetuar rastet e evidentuara të zyrtarëve duke thënë se këta zyrtarë kanë punë me palë e që kjo sipas Abrashit bënë që të mos respektohet orari. Abrashi ka theksuar se duhet të rritet efikasitetit i zyrtarëve të cilët punojnë me palë.

Fenomeni i mos respektimit të orarit institucional po është i pranishëm në gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Drejtori i INPO-s, Arbër Kadriu, tha se shërbyesit të cilët punojnë nëpër komuna ende nuk e kanë krijuar kulturën e punës dhe kulturën e respektimit të orarit të punës. Ai tha se në nivel të përgjithshëm, ky fenomen është prezent nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Lidhur më këtë, kohë më parë në Komunën e Prishtinës janë raportuar dy raste të shërbyesve civil të cilët nën qeverisjen e Isa Mustafës kanë marrë rrogë, por që nuk kanë qenë prezent në punë. Bëhet fjalë për një shërbyes civil i cili për katër vite nuk e ka kryer shërbimin në vendin e punës, por edhe përkundër kësaj ai për kaq vite ka vazhduar të marrë rrogë.

Ndërsa, tjetri shërbyesi cili për një vit nuk ka qenë në vendin e tij të punë. Për të dy këta shërbyes civil askush nuk pati raportuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.