Lajmet e fundit

KEDS-i ia shkëput rrymën Agjencionit Kadastral, Kadastra e Kosovës në bllokadë

Kadastrat e të gjitha komunave të Kosovës kanë qenë në telashe të mëdha sot, pasi që sistemi i Kadastrës nuk ka funksionuar deri në ora 15:00.

Gazeta mëson se Sistemi i Kadastrës i cili e ka databazën në Agjencionin Kadastral të Kosovës, ka qenë jashtë funksionit për shkak se KEDS-i ia ka shkëputur rrymën këtij Agjencioni.

Ky  Agjencion që udhëhiqet nga Murat Meha për shkak të borxheve ndaj KEDS-it, i ka lënë të bllokadë kadastrat në të gjitha komunat e Kosovës.

Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se në mesditë KEDS-i i ka lëshuar rrymën Agjencionit Kadastral, por janë dashur disa orë që të ristartohet Sistemi i Kadastrit, i cili ka bazën në këtë agjencion.

“Asnjë çertifikatë të pronës nuk kemi pas mundësi të të ja u lëshojnë qytetarëve, pasi që sistemi ka qenë jashtë funksionit”, ka thënë një zyrtar komunal në kushte anonimiteti.

Ndryshe, kryeshefi i Agjencionin Kadastral Murat Meha është edhe në thumb të opozitës, të cilin e akuzojnë se i ka dhënë mijëra hektarë tokë Malit të Zi me rastin e demarkacionit të kufirit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.