Qytetarët e Podujevës, janë shqetësuar me mos përgjegjësin e KEDS-it, të cilët duke u’a lënë orët elektrike të hapura, i ka bërë qytetarët të ndihen të rrëzikuar në veçanti për fëmijët e tyre.
Lexuesi i Gazetës “Blic”, nga qyteti i Podujevës, e ka ngritur shqetësimin e ti rreth kësaj çështje, duke i dërguar disa foto në redaksinë tonë, dhe duke shprehur friken nga rrëziqet që i sjell rryma.
“Jemi të shqetësuar se mos po na mbytë rryma ndonjë fëmijë”, ka thënë një banor i lagjës, ku janë lënë orët e hapura, raporton gazetablic.com
Për mos përgjegjësin e KEDS-it, ai gjithashtu ka thënë se “Janë njoftuar nga punëtorët e KEDS-it, se do të vin për ti ‘ngjitur’ drynat, por nuk i kanë pruar”, thotë ky qytetar për Gazeta Blic.
Lagjia e cila ka disa ditë, që është e shqetësuar me këtë gjëndje, është në rrugën “Ram Obranqa”. (Gazeta Blic)