Lajmet e fundit

KEDS : Investonë në Fshatin Firzë të Gjakovës

Foto 1 Firzë (1)Firza një fshat pitoresk pranë Gjakovës është destinacioni i rradhës në të cilin Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS ka shtrirë investimet në rrjetin elektrik.
Punimet këtu kishin filluar në fund të vitit 2015, ndërsa janë kryer me një dinamikë të shpejt dhe me sukses. Bëhet fjalë për një investim cilësor në përmirësimin e furnizimit me energji ose thënë më mirë me tension stabil.
Edhe fshati Firzë është një prej zonave që ka vuajtur për vite të tëra nga tensioni jo-stabil i energjisë e që për pasojë ka shkaktuar problem të mëdha në ekonimitë familjare.
Tashmë edhe këtu, probleme të kësaj natyre i takojnë të kaluarës, thotë Hamdi Kerolli – inxhinier në KEDS dhe mbikëqyrës i projektit investiv në Firzë. “Janë 45 Shtylla betoni për tension të ulët, 7 Shtylla betoni për tension të mesëm, një Trafo e re 10/0.4 kV me fuqi 100 kVA (kilovolt Amper) dhe 2 mijë metra kabllo për tension të ulët janë vendosur, shtrirë e instaluar, në të mirë të përmirësimit dhe furnizimit me tension stabil kualitativ për këta banorë”.-shton Kerolli.keds-punetoret1
70 ekonomi familjare / konsumator, janë përfitues të investimit nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike – KEDS, në këtë fshat. Një nga ta është edhe i riu, Engjëll Nika, i cili flet për punët që janë bërë. “Kanë punuar vazhdimisht prej se kanë ardhur. Tash presim që tensioni të jetë stabil dhe mos të ketë probleme. Me investimin e ri, ndalojnë problemet e vjetra. Ne u jemi mirënjohës”-thotë Nika.
Edhe pse shumë afër Gjakovës, fshati Firzë ka një shtrirje malore dhe veçohet për nga bukuria e rallë natyrore. Në këtë fshat pak vërehen investime në infrastrukutrë, përjashtim të një asfalti të shtruar. Investimi në fjalë nga KEDS, mbetet investimi më serioz i viteve të fundit në këtë fshat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.