Ndeshjen Serbi-Shqipëri do të kenë mundësi ta ndjekin të gjithë qytetarët e Kosovës përmes ekraneve televizive pasi KEDS-i ka premtuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet që të ketë energji elektrike.
Zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala tha për Klan Kosovën gjatë ditës së djeshme kanë rënë nga funksioni dy blloqe të Kosoves B, ku si pasojë në shumë pjesë të kryeqytetit dhe qytete të tjera të Kosovës nuk pati rrymë.
Buzhala tha se blloqet janë rikthyer në funksion dhe se pritet që mos të ketë probleme, njofton Klan Kosova.