Receta për sot
Përbërësit e kësaj ëmbëlsire:
400 g miell, 2 vezë, 2 fixhan çaji sheqer, ½ filxhan çaji vaj, 1e1/2 filxhan çaji lëng portokalli, lëkurën e 2 portokajve, vanilje, pluhur fryrës, 200 g grimca cokollate.
Përgatitja: Në mikser përziejmë vezët me sheqerin derisa të zbardhen, më pas shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë përveç çokollatës. Pasi i përziejmë shumë mirë, shtojmë dhe grimcat e çokollatës. Brumin e hedhim në një formë të lyer me vaj dhe miell. E pjekim në furrë të parangrohur në 180 gradë për 40 minuta.