Organi Shqyrtues i Prokurimit ia ka anuluar një tender Korporatës Energjetike të Kosovës, me arsyetimin se ka shkelur kriteret e konkursit në kundërshtim me udhëimin administrativ.Ankesën kundër KEK-ut në OSHP e ka bërë operatori ekonomik “Petrol Compani”, për tenderin “Furnizim me lende djegëse për Kaldaja-mazut”, ku edhe e ka fituar rastin, raporton Indeksonline.
“Paneli shqyrtues konstatoj se pretendimi i operatorit ekonomik ankues “Petrol Company”sh.p.k, se autoriteti kontraktues KEK, ka !Dere shkelje te nenit 7 dhe 28 , eshte i bazuar, pasi qe autoriteti kontraktues ka vendosur kritere ne kundershtim me Udhezuesin Administrativ 07/2012, te theksuar nga eksperti teknikc, ne raportin e dates 29.10.2015”, thuhet në vendimin e OSHP-së.
Po ashtu sipas OSHP-së, paneli shqyrtues ka konstatuar se autoriteti kontraktues ka përpiluar në dosjen e tenderit tabela të kalkulimit të çmimit ku len hapësirë për manipulimin e çmimit.
“Paneli shqyrtues konstatoj se autoriteti kontraktues ka perpiluar ne dosjen e tenderit tabela te kalkulimit te cmimit ku len hapesire per manipulimin e cmimit, per faktin se te gjitha shpenzimeve ne lidhje me transportin, kontrolli i kualitetit, premiumi i rafineris e tjera duhet te inkorporohen ne Premium sepse jane shpenzime fikse te cilat jane te pa ndryshueshme, poashtu inkorporimi i tyre ne Premium nuk lene hapesir per manipulim te cmimit nga ana e OE, duke e pasur parasysh praktikat me te mira ne raste te njejta”, thuhet në vendimin e OSHP-së, raporton Indeksonline.
  
|