Lajmet e fundit

Kelani: Kur të përfundon bastisja, do ju njoftojmë pse është kryer

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar operacionin policor në Pallatin e Rinisë.

Ai ka thënë se policia është duke e realizuar operacionin me njësistet e saja relevante, por që detajet do të jepen më vonë.

“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante, është duke e realizuar një operacion policor. Për detajet tjera ju njoftojmë pas përfundimit të operacionit”, ka thënë Kelani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.