Lajmet e fundit

“Kemi regres, zhvillimi ekonomik nuk ishte në plan”

Në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës është duke u diskutuar për arritjet, sfidat dhe dështimet e Qeverisë Mustafa sa i përket zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi është shprehur se ekonomia në Kosovë nuk ka pasur përparim.

“Sipas mendimit tim kemi regres në aspektin ekonomik. Zhvillimi ekonomik nuk ka qenë fare në plan”.

Sipas tij, Qeveria ka dashur që këtë dështim të tyre ta arsyetojë me gjendjen aktuale poilitike në vend por kjo sipas tij nuk ka ndikim.

“Dështimin e saj qeveria e arsyeton me krizën politike në vend, por në fakt krizat janë rezultat i mospërkushtimit të qeverisë për ekonominë”.

Bislimi është shprehur se edhe Komisioni Evropian ka tërhequr vërejtje lidhur me politikat dhe pakot fiskale.

“Pako fiskale nënkupton objektivat që ke dhe më pas realizimi i tyre, Komisioni Evropian në raportin e progresit thotë që mjaftë më me politika fiskale ad-hoc”.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk janë realizuar premtimet që janë bërë gjatë fushave elektorale.

“Këta janë në kundërshtim me premtimet që kanë dhënë në fushat, p.sh. janë rritur tatimet”.

Besnik-Bislimi-690x380

Leave a Reply

Your email address will not be published.