Lajmet e fundit

Këngëtarja alarmon fansat me një status vetëvrasës

Një status i këngëtares Sinead O’Connor i ka alarmuar fansat e saj mbrëmjen e së dielës.

“Dy netët e fundit më kanë shkatërruar. Kam marrë overdozë. Nuk ka mënyrë tjetër për të fituar pak respekt. Më në fund do të shpëtoni nga unë”, shkruante këngëtarja në profilin e saj në “Facebook”, ndërsa pak minuta më pas, ky mesazh u fshi.

Pak orë më pas, autoritetet irlandeze bën të ditur se këngëtarja është mirë dhe nën kujdesin e mjekëve.

Sinead O’Connor mbahet mend sidomos për këngën “Nothing compares to you”, shumë e njohur edhe në Shqipëri pas viteve ’90.

Leave a Reply

Your email address will not be published.