Lajmet e fundit
Këngëtarja Fabian nuk do të jetë “reklamë” për Uzbekistanin

Këngëtarja Fabian nuk do të jetë “reklamë” për Uzbekistanin

Këngëtarja belgo-italiane, Lara Fabian, ka anuluar koncertin në Uzbekistan.

Në profilin e saj në Facebook, Fabian ka thënë se është tronditur kur ka zbuluar se është duke u përdorur si “reklamë” për regjimin uzbek, i cili akuzohet për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë torturën.

Fabian ka thënë se ka anuluar koncertin pasi ka mësuar se festivali i kulturës në Tashkent organizohet nga Gulnera Karimova, vajza e presidentit autoritar të Uzbekistanit, Islam Karimov.

Fabian ka thënë se nuk do të mbështesë kurrë regjimet që nuk përfillin të drejtat themelore të njeriut.

Karimova ka nisur festivalin qysh në vitin 2006.

Leave a Reply

Your email address will not be published.