Lajmet e fundit
Keni problem me rënien e flokut, ja si ta ndaloni?!

Keni problem me rënien e flokut, ja si ta ndaloni?!

Lexoni disa këshilla të cilat ju ndihmojnë të reduktoni rënien e flokëve.

Për të parandaluar rënien e flokëve, ajo që duhet të bëni fillimisht është të përdorni më mirë produkte natyrale sesa të shpenzoni para për të shkuar në sallone të shtrenjta.

Ja disa këshilla të cilat iu ndihmojnë të reduktoni rënien e flokëve:

Trajtimi me vaj të nxehtë

Për këtë trajtim përdorni vajin e ullirit apo të kokosit. Ngroheni në zjarr, por jo të jetë nxehur më shumë sesa duhet. Masazhoni më pas skalpin e kokës suaj. Mbajini flokët e vajosur për rreth 1 orë dhe më pas lajini ato.

Trajtimi me lëngje natyrore

Shpëlajini flokët tuaj me lëngje natyrore. Si për shembull me lëngun e hudhrës, të qepës, të xhenxhefilit, etj. Mbajini flokët me këtë lëng për gjatë gjithë natës dhe lajini në mëngjes.

Masazhoni herë pas here kokën

Masazhoni herë pas herë skalpin e kokës. Sugjerohet për disa minuta në ditë, sepse ndihmon dhe stimulon qarkullimin e gjakut. Nëse ky i fundit bëhet gjithmonë në lëkurën e kokës, mban folikulat e flokut aktive.

Antioksidantët

Aplikoni çaj të ngrohtë jeshil në kokën tuaj dhe mbajeni këtë përzierje për një orë. Çaji jeshil përmban antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe nxitin rritjen e tyre.

Praktikoni meditimin

E besoni ose jo, shpesh herë shkaku kryesor i rënies së flokëve është stresi dhe tensioni. Meditimi do t’iu ndihmojë në uljen e tyre dhe do të rivendosë ekuilibrin hormonal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.