Del me dikë që të pëlqen dhe shkon menjëherë në shtrat? Përtej atij gjykimit që merr nga të tjerët (kjo nuk na intereson), ka diçka që ju femra duhet të dini, nëse përfundoni me raport intim që në takimin e parë.
Pikërisht, marrëdhëniet seksuale që në herën e parë janë shumë të rrezikshme. Këtë e tregon një studim i “Cornell University”, i publikuar në ‘Journal of Marriage and Family’.
“Seksi paramartesor mund të ketë efekte në cilësinë e marrëdhënies, – thonë studiuesit. – Kalimi i një farë kohe shërben edhe për ndërtimin e një intimiteti fizik dhe emotiv. Femrat që shtyjnë përfshirjen seksuale për më shumë se 6 muaj, kanë pasur nivele kënaqësie, impenjimi dhe intimiteti më të mëdha sesa ato që kanë pasur raporte në muajin e parë të frekuentimit”.
Mund të thuhet se pas verifikimeve të bëra, një rezultat i ngjashëm vlen edhe për meshkujt, por me diferenca më të vogla.