Një studente italiane ka denoncuar të dashurin e saj shqiptar, me pretendimin se e ka detyruar të kryejë seks treshe, duke e kërcënuar me publikimin e videove intime.
Mediat në Itali bëjnë të ditur se vajza që jeton në Rimini, ka jetuar prej muajsh në ankth dhe frikë, aq sa është mbyllur në shtëpi, duke humbur dëshirën për të jetuar.
“Nëse nuk bën ato që të kërkoj, do të publikoj në internet videot dhe fotot intime që të kam bërë”, mësohet t’i ketë thënë vajzës 24-vjeçari shqiptar, i cili e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dhe një shokun e tij shqiptar, në të njëjtën kohë.
Lidhja mes studentes italiane dhe të riut nga Shqipëria ka nisur në vitin 2013.
Një ditë ata kanë kaluar disa çaste intime në makinë, ku ka mbërritur edhe shoku i 24¬vjeçarit dhe djemtë i kanë kërkuar vajzës të kryejnë seks treshe.
Studentja nuk ka pranuar, por i dashuri i saj e ka kërcënuar me publikimin e videove intime dhe ajo është detyruar të pranojë propozimin e djemve.
Por shqiptarët nuk janë mjaftuar me eksperiencën e parë, dhe kanë vijuar të kërcënojnë vajzën, për të kryer sërish marrëdhënie seksuale treshe.
Pas denoncimit të studentes, tashmë, dy shqiptarët do të përballen me drejtësinë, për akuzën e dhunës seksuale në grup, kërcënim dhe përndjekje.