Lajmet e fundit
Kërcënon SBASHK’u

Kërcënon SBASHK’u

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në një kërkesë publike dërguar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe tre ministrave ka shkruar se nëse nuk do të ketë planifikime buxhetore për udhëtimin e mësimdhënësve, për dhënien e tri pagave me rastin e pensionimit dhe nëse nuk krijohet mundësi që mësimdhënësit ta gëzojnë pensionin e punës prej 140 euro, SBASHK-u do të përdorë të gjitha mjetet sindikale si reagim. 

SBASHK- në letrën të cilën ia ka dërguar edhe ministrit të Financave, Avdulla Hoti, ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe ministrit të MASHT, Arsim Bajrami, i ka ftuar që të bashkëbisedojnë në mënyrë që të në planifikimin e buxhetit të gjejnë mbështetje edhe kërkesat e tyre legjitime, që janë obligim i qeverive lokale apo i Qeverisë së Kosovës.

Kjo sipas tyre do të mënjanonte përplasjet dhe veprime sindikale, pa përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.

“Ministria e Financave dhe a jo e Punës dhe Mirëqenies Sociale duhet bashkërisht të planifikojnë mjete në buxhet për pensionet e të punësuarve në arsim ngase ata po dalin në pension, jo me pensionin aktual prej 140 euro, po me atë të pleqërisë prej 75 euro. Kështu po Ju mohohen pikërisht vitet më të mëdha e të lavdishme për ta ato 90-99, kur ata mbrojtjen me plot sakrifica arsimin shqip nga sulmet e pushtuesit serb”, theksohet në letër.

Niveli komunal ka marrë për detyrë të realizojë kërkesën nga Kontrata Kolektive e sektorit të arsimit për kompensimin e 70 % të biletave për punëtorët udhëtarë të arsimit dhe për dhënien e 3 pagave me rastin e pensionimit të tyre. As njërën nuk po realizohet.

“I nderuari Kryeministër i Kosovës, të nderuar Ministra, SBASHK-u është duke zhvilluar nëpër komuna takime me përfaqësues sindikalë të të gjitha shkollave të Kosovës. Jemi duke i informuar për shërbimet që po bëjmë për ta dhe po nxisim angazhimet në ngritjen e cilësisë në bashkëpunim me GIZ. Në të gjitha këto takime gjatë bashkëbisedave është kërkesë e prerë se nëse nuk do të ketë planifikime buxhetore për udhëtimin e mësimdhënësve, për dhënien e tri pagave me rastin e pensionimit dhe nëse nuk ka planifikime buxhetore për të krijuar mundësinë që mësimdhënësit ta gëzojnë me rastin e pensionimit pensionin e punës ( 140 euro ) atëherë është kërkesë unanime që SBASHK-u të përdorë edhe gjitha mjetet sindikale si reagim”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.