hteti Islamik përmes një video pesë-minutëshe ka kërcënuar shtetin e Rusisë me sulme në një të ardhme të afërt, duke u zotuar se do ta shkatërroj Kremlinin. Videoja e publikuar është e stërmbushur me pamje të rënda nga ekzekutimet e mëhershme të Shtetit Islamik.
Video është publikuar nga divizioni për media i Shtetit Islamik “Al-Hayat Media Center.” Sipas ekspertëve, kërcënimet për sulme ndaj Rusisë po bëhen në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmeve ruse në Siri kundër Shtetit Islamik, transmeton KosovaPress.
Xhihadistët kanë thënë se do ta rrëzojnë Kremlinin, do ta krijojnë një kalifat në pjesë të ndryshme në Rusi, si në Krime, Kaukaz, në Urale si dhe në Republikën e Tatarstanit, duke shtuar se të gjithë jomyslimanët do të detyrohen të paguajnë taksa të veçanta.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se autoritetet ruse të sigurisë do ta ekzaminojnë me kujdes videon, ku po ashtu bëhen premtime edhe për sulme në Evropë.
“Nuk di për autenticitetin e kësaj video apo autenticitetin e këtyre burimeve, por në çdo rast ky material duhet ekzaminuar nga shërbimet tona speciale të sigurisë”, u ka thënë Peskov gazetarëve./KosovaPress/