Lajmet e fundit

Kërcënon Sindikata e Sektorit Privat: Paga minimale nuk guxon të jetë nën 300 euro

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka shprehur brengat e saj në lidhje me gjendjen e punëtoreve në sektorin privat, sidomos ata që punojnë në kompanitë që mirëmbajnë objektet e institucioneve qendrore dhe lokale.

Kreu i kësaj sindikate Jusuf Azemi mes tjerash ka kërcënuar se paga minimale nuk guxon të jetë nën 300 euro.

Azemi: Paga minimale e punëtorëve të mos jetë nën 300 euro

“Ne kemi ardhur këtu t’ju bëjmë me dije të gjitha institucioneve relevante, të gjitha duke u nisur nga Rektorati, Qendrës Studentore, Kuvendit Komunal që ka shumë kompani që bëjnë mirëmbajtjen e shkollave dhe hapësirave të ndryshme që ne sindikata jonë së bashku me këta punëtorë tërheqim vërejtën se të gjitha këto institucione me ofrimin e dosjes së pronarëve të kompanive kërkojmë që decidivisht paga e punëtorëve, paga minimale neto për çdo punëtor nuk guxon të jetë pagë nën 300 euro”, tha Azemi.

Lidhur me këtë çështje dhe shqetësime të tjera të atyre që përfaqëson kjo sindikatë Azemi ka bërë me dije se gjatë javës së ardhshme do të takohen me përfaqësuesit e të gjithë punëtorëve për t’u dakorduar se kur do të fillojnë mbajtjen e protestave. Me këtë rast kryesindikalisti Azemi bëri të ditur se në këto takime do të diskutohet lidhur me kontratat kolektive dhe pagën prej 0.5 për qind që Qeveria tashmë është zotuar se do të paguajë të gjithë punëtorët për çdo vit të përvojës së punës, çka aktualisht nuk është duke ndodhur me këta punëtorë.

Azemi së bashku me sindikalistët e tjerë bëri me dije se nuk do të zmbrapsen nga kërkesat e tyre duke theksuar se ka shumë shkelje të punëtorëve.

Azemi: Javën tjetër do të vendoset për protestë

“U mor vendim që gjatë javës së ardhshme të gjithë kryetarët e shoqatave do të vijnë në selinë e Sindikatës së Sektorit Privat ku do të caktohet data për fillimin e protestave, ku përpos implementimit të 0.5 përqin dëshit për pagat e tyre dhe për mosrespektimin e kontratës kolektive. Ne nuk heqim dorë. Vet e kanë nënshkruar pa presion e kanë nënshkrua për çështje votash. Ne nuk kemi nevojë të punojmë për xhepat e njerëzve të korruptuar, të cilët nuk ja dinë skajin pasurisë”,tha Gashi.

Azemi theksoi se 16 dhjetori do të jetë dita e fundit që presin kompanitë private për pagesat e kontributeve të secilës kompani për të cilët siç tha tashmë kanë filluar të bëjnë inspektim dhe se nga ato që kanë arritur të kuptojnë është se ka punëtorë ndaj të cilëve për tetë vite radhazi nuk është paguar as edhe një cent i vetëm.

Ai e akuzoi Inspektoratin e Punës se është institucion i korruptuar dhe tha se nuk i besojnë atij që mund të adresojë vërejtjet dhe shkeljet që bëhen ndaj punëtorëve të këtij sektori nga vetë pronarët e kompanive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.