Lajmet e fundit

Kërcënonin një vajzë se do t’i publikonin video erotike në Facebook, arrestohen dy të rinj shqiptarë

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Beratit, pasi i kanë kërkuar një vajze 300 mijë lekë të vjetër, në këmbim të mospublikimit të disa fotove dhe videove erotike në rrjetin social “Facebook”.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, “në pranga kanë përfunduar Marjus Doko, 19 vjeç dhe Pandaleimon Zhonga, 20 vjeç”. Dy të arrestuarit janë banues në qytetin e Beratit.

Mësohet se materialet në ngarkim të dy të rinjve, i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Shtrëngim me anë të kërcënimit ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.