Një fëmijë 5 vjeçar ka qenë viktimë e një aksidenti që ka ndodhur dje pasdite në Kërçovë.
Ngjarja ka tmerruar qytetarët e kësaj komune, duke shprehur shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së 5 vjeçarit Muhamed.A.
Fëmija u përplas nga një makinë e tipit “Golf” derisa po lozte në rrugën “Mareshali Tito”. Policia theksoi se personi që aksidentoi me makinë është 48 vjeçari G.D nga Kërçova.
Fëmija menjëherë është dërguar në Spitalin e Kërçovës, ku është konstatuar vdekja e tij si pasojë e goditjes së rëndë.