Lajmet e fundit

Kërkon 15 mijë euro për ta hequr foton e të miturës nga Facebook

Policia rajonale e Ferizajt ka  arrestuar  një 20 vjeçar me inicialet I.L. nën dyshimin se ka kryer veprën penale të shantazhit ndaj një femre të mitur.

Sipas policisë, për disa ditë rresht, i dyshuari, përmes rrjetit social Facebook , në mënyrë sistematike e kishte kërcënuar viktimën duke i postuar një foto dhe për ta fshirë atë nga vëllau i viktimës ka kërkuar  t`i paguante shumën prej 15 mijë eurosh.

“Të gjitha veprimet e hetuesve policor janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit.”

“Gjatë intervistimit, i dyshuari i ka pranuar veprimet e tij dhe në hollësi i ka shpjeguar ato” thonë në polici..

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarit është shqiptuar masa e mbajtjes për 48 orë, transmeton Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published.