Lajmet e fundit

Këshilli Drejtues i UP-së as nesër nuk diskuton për shkarkimin e Rektorit

Ramadan Zejnullahu s’do të shkarkohet nesër nga pozita e Rektorit të Universitetit të Prishtinës.

Mbledhja e Këshillit Drejtues për të diskutuar për kërkesën e senatorëve për shkarkimin e Rektorit ende s’është caktuar.

Lajmin e ka konfirmuar për Express kryesuesja e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj, që thotë se mbledhja e Këshillit ende nuk është caktuar, ndërsa nesër do të mbahet vetëm një takim konsultues.

Senati ka kërkuar shkarkimin e Rektorit Ramadan Zejnullahu, në kohën kur edhe studentët po mblidhen vazhdimisht para Rektoratit duke kërkuar ulje të kritereve të kalueshmërisë.

Në lidhje me këtë çështje, sot ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili ka dhënë sinjale që rektori nuk bën të shkarkohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.