Këshilli Prokurorial i Kosovës sot mban takimin e 111-të, me ç’rast do të zgjedh kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe zëvendësit e tij.
Po ashtu, në këtë takim pritet të trajtohen edhe disa pika të tjera të agjendës.
Ky takim do të mbahet në objektin e Prokurorisë së Shtetit duke filluar nga ora 10:00.