Lajmet e fundit

Këshilltari i Kryeministrit Mustafa i quan bandid dhe vagabonda deputetet e Vetvendosjes

Këshilltari i Kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli, i është kundërpërgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e cila ka akuzuar Policinë e Kosovës, se ia kanë shqetësuar të birin pas vizitës që kanë bërë në shtëpinë e saj, lidhur me ngjarjet që ndodhën në Kuvendin e Kosovës.

Duke iu referuar faktit se dhjetëra aktivistë të VV-së sulmuan shtëpinë e Kryeministrit duke terrorizuar familjarët, Havolli shkruan se a thua a ka rëndësi kjo për Haxhiun, apo me rëndësi janë vetëm fëmijët e zyrtarëve të VV-së.

“Ndërsa kur një grup banditësh dhe vagabondësh të Vetvendosjes që shqetësoni familje të tëra, duke iu shkuar nëpër shtëpi si hiena dhe me agresivitet ç’njerëzor…s’ka rëndësi, a po? Sepse fëmijët tjerë nuk shqetësohen, a po? Apo mbase nuk janë tuajt dhe s’ka rëndësi?”, shkruan Havolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published.