Lajmet e fundit

Këshilltari i Kryeministrit tregon dhjetë veprimet e Qeverisë

Këshilltari për ekonomi i Kryeministrit Mustafa, Sokol Havolli ka numëruar disa prej arritjeve të Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga MSA’ja, UNESCO, pensionet etj.

“Vetëm disa zhvillime dhe vetëm muaji tetor i vitit 2015 i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Nëntori, do të jetë edhe më i bukur”, ka shkruar Havolli.

Lexojeni të plotë reagimin e Havollit në FB

1. Aprovohet nisma për lidhje të MSA-së. Me 27 nënshkruhet nga ‪#‎Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministri i Integrimeve Evropiane.

2. Vizita e Kryeministrit në Madrin në kuadër të EPP-së (foto). Flamuri i Kosovës valonte, dhe liderët e shumë vendeve të BE-së kanë shprehur përkrahjen për Kosovën.

3. NATO ka zgjeruar spektrin përkrahës ndaj Kosovës.

4. UNESCO me hapa tejet të sigurtë.

5. Marrëveshje në fushën e shëndetësisë me Austrinë. Marrëveshje tjera me Kroacinë dhe Katarin.

6. Pensionet dhe ndihma sociale po rriten.

7. Përkrahje të zhvillimit dhe rritjes së kualitetit të arsimit të lartë; zgjedhjet në UP.

8. Rishikim pozitiv dhe përkrahës i marrëveshjes me FMN-në.

9. Aprovohen dy ligje tejet të rëndësishme, ai për financat publike dhe për prokurim publik elektronik.

10. Afër 200 vetura në shitje, për të reduktuar shpenzimet publike.

Vetëm disa zhvillime dhe vetëm muaji tetor i vitit 2015 i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nëntori, do të jetë edhe më i bukur

Leave a Reply

Your email address will not be published.