Këshilltari i Thaçit, Abelard Tahiri, ka thënë se opozita sot është kthyer në vendin e saj të krimit, në sheshin Skënderbeu. Ai ka thënë se opozita dje provuan t’ia vënë flakën institucioneve të shtetit e me këtë edhe vetë shtetit të Kosovës.
“Dje treguan se nuk iu intereson as Republika, së paku jo ajo e Kosovës, sepse nuk patën asnjë shenjë të saj. Dje treguan se janë në gjendje të shkatërrojnë pronën publike dhe atë private.
Por, më e rënda, dje treguan se për inatet e tyre politike, janë në gjendje të rrezikojnë edhe jetët e njerëzve”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në Facebook.
Statusi i plotë i tij:
Kthimi në vendin e krimit mund të quhet takimi me media i opozitës sot në sheshin Skënderbeu. Dje provuan t’ia vënë flakën institucioneve të shtetit e me këtë edhe vetë shtetit të Kosovës. Dje treguan se nuk iu intereson as Republika, së paku jo ajo e Kosovës, sepse nuk patën asnjë shenjë të saj. Dje treguan se janë në gjendje të shkatërrojnë pronën publike dhe atë private. Por, më e rënda, dje treguan se për inatet e tyre politike, janë në gjendje të rrezikojnë edhe jetët e njerëzve.
Nuk është e rastit që dhuna e djeshme shqetësoi edhe miqtë ndërkombëtarë të Kosovës të cilët dje reaguan më shumë se kurdo më herët. Shteti i Kosovës, Republika, asnjëherë nuk ka qenë më e rrezikuar dhe më e cenuar se sa dje.
Ta mbrojmë Republikën nga anarkia, haraçi dhe korrupsioni.