Lajmet e fundit
Keshtjella Pepshi një politikane e re me motive për tu bë deputete në Parlamentin Zviceran

Keshtjella Pepshi një politikane e re me motive për tu bë deputete në Parlamentin Zviceran

Intervistoi : Ilir Berisha

1.Keshtjella Pepshi emër i njohshëm, qka do te thotë për ju suksesi i juaj ne profesionin tuaj ? –

Po,emri im është i njohur si ne fushën e kulturës, ashtu edhe asaj politike. Për mua suksesi im, është forca ime e brendshme e cila me bën te ndihem mire, qe se paku kam arritur te kapërcej disa nga sfidat e para te jetës time. Kjo është,fale familjes sime e cila me ka mbështetur shume

2.Qka ju shtyri te hyni ne politike ? –

Ne politike me shtyri dëshira ime qe kisha qe ne fëmijëri, kur shikoja nënën time tek merrej me te. Dhe kjo dita ditës me behej ne njëfarë forme, si diçka qe duhej ta realizoja

3.Cili është motivi juaj ne politike dhe CVP a është e kënaqur me kandidaturën tuaj për Parlamentin Zviceran a mendojnë se do te fitosh ne zgjedhje?

– Motivi im ne politike është i ditur për mua, te ndikojmë te të rinjtë qe te integrohen me tepër ne shoqëri , te jen me tepër social dhe t´i shmangen pak jetës virtuale, sepse kjo po e dëmton shoqërrin tone ne mase te madhe, e sidomos te rinjet. Pastaj te mbështetën nenat lehona qe tu mundësohet se paku te lirohen nga puna , ne mënyrë qe ta rrisin fëmijën e tyre pran gjirit te saj, dhe mos te ketë nevoje te kujdeset krejt një fryme tjetër. Kjo edhe është ne programin time , poqese fitoj ne zgjedhje. Ndërsa , partia ime është mjaft e kënaqur me mua dhe me shume dëshirë e respekt ka pranuar kandidaturën time.

4.Si mendoni me cilat politika primare CVP do te arrij te jet e para ne Parlament dhe Keshtjella ku gjindet ne këtë mes ?

Po,politika primare është , Familja si gjeja kryesore, pastaj , luftim për një jete te mire sociale, siguria e qytetarit e qytetares e tjera, qe janë ne programin e kësaj partie mjaft te organizuar mire. Unë besoj shume se, CVP, do te arri te jete partia fituese kësaj radhe. Ndersa Keshtjella është po ne këtë program dhe do te luftoj qe sa me mire ta paraqet projektin e saj, brenda kornizave te CVP-se, ne zgjedhjet e 18 Tetorit 2015 qe do mbahen ne Zvicër. –

5. Sa do te jetë Keshtjella e suksesshme nëse e fiton garën ne zgjedhje dhe bëhesh pjesë e Parlamentit cilat janë synimet e tuaja për ti realizuar ?

Nëse , unë fitoj këto zgjedhje, suksesi im mbetet te shihet gjate mandatit tim 4 vjeçar, ne Parlamentin e Zvicrës. Synimet e mia janë ato qe ceka pak me larte, Integrimi sa me i mire i Rinise ne jetën sociale dhe shmangja nga ajo virtuale– mbështetja e nenave lehona,e tjera…Projekti im besoj te kryhet me sukses e ndershmëri.

6.Me vjen mirë qe jeni pjesë e CVP e cila është parti konservatore Zvicerane dhe ndaj te huajve zbaton një politik pak sa te ashpër por qka do te bej Keshtjella qe imazhin ndaj te huajve ta ndryshojnë pak sa për te mire dhe ti zbusin disa ligje ne favor te te huajve? –

 Jo, CVP nuk zbaton politike te ashpër kundër huajve, përkundrazi,kjo është Parti qe ndjen dhembje për familje, dhe si e tille, kjo e ndjen ne shpirte vuajtjen e te huajve brenda vendit te saj dhe jashtë saj. Kjo ishte e vetmja, qe organizoj te shkoj me familje dhe t´i vizitoj popullin tone gjate luftes. Per tu bindur ju, unë po ua tregoj një raste: Sekretarja gjeneral e CVP-se, Beatrice Wertli,prindërit e saj, kanë shkuar ne Kosove ne flake lufte dhe i ka ndihmuar disa familje atje. Me kujtohen disa debate ne Parlamentin Zviceran, kur, kjo shpesh ka patur kundërshtime me parti tjera, qe komunitetet e huaja te trajtohen si te jen ne vend te tyre, assesi ndryshe. Besoj e shpresoj shume qe, CVP , dhe Kështjella do te vazhdojnë te punojnë qe te huajt te trajtohen si te barabarte.

7. Pse zgjodhët CVP dhe kush ju kandidoi për deputete ?

– Kam zgjedhur CVP-ne, sepse me pëlqen programi saj . Ndërsa kandidimi im është bere nga PSHDK dhe është mirëpritur nga CVP .

8. A mendoni se bukuria dhe sharmi juaj ndikon ne suksesin tuaj për tu zgjedhur deputete ne kuadër te CVP ne Parlamentin Zviceran ?

– Bukuria dhe sharmi janë dy gjera qe qëndisë natyra, por , nëse ajo qëndisje nuk ka kujdesin e duhur, e mbulon pluhuri. Andaj, qe ta vlerësosh bukurin qe ta ka falur natyra, njeriu duhet ta kurorëzoj atë me ndërgjegje dhe besoj shume qe e kam kurorëzuar. Dhe për këtë ndihem krenare dhe edhe kjo mund te ndikoj për mbështetje, por besoj qe unë ma tepër duhet t´ bindi votuesit me punën time, sesa me bukurinë time.

9.Sa do te jen ne gjendje bashkombasit tuaj shqiptar ne Zvicër me te drejt vote do te japin votën e tyre për ty dhe çka do ju sugjeroje ne këtë aspekt?

 – Bash një pyetje e duhur ,sa do te jen ne gjendje bashkatdhetarët e mi qe kanë drejte vote, kjo do te shihet me 18 Tetor. Por, unë jam organizuar dhe kam bere shtabet zgjedhore dhe ata do t´i ftojnë bashkatdhetarët ne takime me masën dhe do ua sqarojmë formën e votimeve sesi do te votohen kandidatet qe janë ne liste kryesore, ku secili kandidat ne këtë liste , ka te drejtën te votohet nga votuesit dy here. Qe do te thotë , një votues ka drejt ta voton kandidatin dy here. Kjo është vetëm për listën kryesore. Pra, unë jam ne listën kryesore me Nr.7 ne listën 20 CVP dhe kanë te drejte votuesit te me votojnë dy here secili votues

10. Nëse fitoni kujt do ja dedikonit suksesin tuaj ?

 – Familjes , se pari nenës time, vëllait Kreshnikut, CVP-se miqve e mikeshave dhe te gjithë bashkë-kombasve te mijë dhe elektoratit Zviceran, te cilët gjate gjithë kohës kanë qene pran meje me mbështetje njerëzore. Dhe nëse fitoj, besoj se nuk do t´i zhgënjen Keshtjella e tyre ! JU faleminderit shume për kohen e çmuar tuajën qe keni ndare te me mbështetni me këtë interviste fisnike. Uroj suksese te pafundme ne punën e juaj te shenjet. Respekt pafundësisht

Leave a Reply

Your email address will not be published.