Nga aksioni i sotëm i policisë, ku Njësia Speciale bastisi njërin nga lokalet e Pallatit të Rinisë, tanimë janë në kërkim tre persona.
Adem Grashtica, Afrim Borovci dhe Artan Sejdiu janë duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.
Indeksonline merr vesh se menaxheri i lokalit të bastisur, Baron, është arrestuar pasi dyshohet të jetë sekseri i fajdeve.
Ndryshe, Indeksonline sot ka raportuar e para nga vendi i ngjarjes në orët e hershme të mëngjesit për bastisjen në Pallat të Rinisë./Indeksonline/
……………………………………………………………………
7 lokale janë bastisur mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Raportohet për tre të arrestuar nga ky aksion i kryer në lokacione të ndryshme në kryeqytetet.
Një nga të arrestuarit, sipas mediave, është edhe pronari i lokalit “Baron”, Afrim Borovci.
Raportohet se Borovci dhe dy personat tjerë janë kapur nën dyshimet për fajde.
Katër prej 7 lokaleve të bastisura janë mbyllur nga Policia, një nga ta edhe lokali i Borovcit.
Deri me tash Policia e Kosovës vetëm ka konfirmuar aksionin duke mos dhënë detaje tjera.
“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë, se Policia e Kosovës me njësitet e saja relevante është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje tjera ju njoftojmë pas përfundimit të operacionit”, thuhet në përgjigjen e ZPK-së. /Indeksonline/