Pep Guardiola dëshiron Leo Messin, Paul Pogban dhe Thiago Alcantaran nëse merr drejtimin e Manchester Cityt.
Trajneri spanjoll, është gati të marrë drejtimin e Manchester Cityt, por fillimisht ka disa kushte nga drejtuesit e skuadrës.
Sot gjatë ditës është shkruar se ai dëshiron Luis Suarezin, por kjo nuk është kërkesa e tij e vetme.
Goal.com shkruan se, ai po ashtu e dëshiron yllin e Barcelonës, Leo Mesi, mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba dhe atë të Bayern Munichut, Thiago Alcantara.
Me këto transferime dhe prurjet që ndodhen verën e kaluar si Sterling, De Bruyne dhe Otamendi, spanjolli beson se do të ndërtonte një dinasti në Manchester.