Lajmet e fundit

Këtë dimër nuk do të ketë reduktime të energjisë

Këtë dimër nuk do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë.

Kështu ka thënë për Klan Kosovën, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.

Sipas tij, qytetarët nuk do të përballen me mungesë të rrymës, pasi zyrtarë të këtij institucioni janë në terren dhe po bëjnë ndërrimin e komplet rrjetit të energjisë elektrike që nënkupton përmirësimin e furnizimit me rrymë.

Megjithatë, Buzhala theksoi se edhe nëse ndodh të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në ndonjë lokacion të vendit, kjo do të jetë e planifikuar për shkak të punimeve në rrjet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.