Lajmet e fundit

Këtë javë temperaturat deri në 17 gradë celsius

Për pesë ditët e ardhshme, parashikohet që do të mbajë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të lehta, të cilat do ti takojnë shtresës së lartë të troposferës

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.

Kështu raporton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, që sipas tyre, shtypja atmosferike do të mbetët normale, me tendencë të rritjes së vlerave për 2-3 milibar.

Lagështia relative e ajrit në mëngjes do të jetë nga 88-94%, ndërsa gjatë ditës do të zbresë nga 52-43%.

Dukshmëria horizontale në mëngjes do të jetë nën 1km, në disa vende do të ketë mjegull të dendur, kurse gjatë orëve të mesditës ,dukshmëria do të rritet mbi 10km.

Do të fryjë erë nga veriu të hënën , kurse nga dita e marte nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-4m/s.

Leave a Reply

Your email address will not be published.